BE-ja do të ndajë 600 milion euro për infrastrukturën e Ballkanit

Tre projekte nga Maqedonia janë lista e prioriteteve për të cilët BE do të jep mbështetje, sipas marrëveshjes së Samitit në Vjenë.

Bëhet fjalë për projekte energjetike dhe infrastrukturore, që autoritetet e vendit me vite i paralajmërojnë, shkruan Alsat-M.

Në listën prioritare hyjnë – lidhja energjetike e Maqedonisë me Shqipërinë përmes ndërtimit të largpërçuesit 400 kilovatësh Manastir- Elbasan, lidhja hekurudhore mes Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë ndërsa deri në vitin 2020 edhe lidhja me autostradë të Prishtinës me kufirin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button