Bale, 100 milionëshi që e afron historinë

Gareth Bale bën Uellsin të ëndërrojë. Sulmuesi i Realit të Madridit po shfaqet gjithnjë e më shumë vendimtar për kombëtaren e tij. Në Qipro ai realizoi një tjetër gol shumë të rëndësishëm duke i dhënë një tjetër trepikësh skuadrës së drejtuar nga Chris Coleman që e afron Uellsin akoma edhe më shumë me kualifikimin në “France 2016”.

Mjafton një superyll për të rishkruar historinë, madje kur ai vlen 100 milionë euro gjithçka është më e thjeshtë.

Me 17 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve të para Dragonjtë kryesojnë Grupin B. Një fitore në sfidën e radhës ndaj Izrealit në shtëpi do t’i kualifikonte matematikisht në Francë, dhe falë Gareth Bale Uellsi do të siguronte për herë të parë në historinë e tij pjesëmarrjen në një kampionat, i vetmi event madhor ku këta të fundit kanë marrë pjesë është Botërori “Suedi 1958”.

Lajme të ngjashme

Back to top button