Në Ohër takim rajonal për krizën me migrantët

Katër vendet që shërbejnë si transit dhe si stacione të para të ndalimit të migrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Mesme, do t’i përgjigjen bashkërisht krizës më të re që trondit tanimë jo vetëm rajonin.

Maqedonia, Austria, Serbia dhe Hungaria sot në Ohër do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim dhe për realizimin e masave të nevojshme për menaxhim të fluksit të shtuar të refugjatëve, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi. Katër shtetet do t’i konstatojnë masat që do të ndërmerren për të menaxhuar situatën e krijuar.

Dokumenti do të do të nënshkruhet nga ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Austrisë, Serbisë-Mitko Çavkov, Johana Mikil-Lainter, Nebojsha Stevanoviq dhe përfaqësuesi i Ministrisë së brendshme të Hungarisë, Kristina Berta.

Ministri austriak ka paralajmëruar se në Ohër do të ofrojë “rritje të bashkëpunimit për uljen e fluksit të refugjatëve në Ballkan”.

Pjesëmarrësit në takimin në Ohër do të bisedojnë edhe për problemin me tregtinë me njerëz dhe masat kundër kësaj dukurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button