Shqipëria shpreson, Januzaj i thotë “Jo” Belgjikës

Nëse shqiptarët i humbën disi shpresat kur dëgjuan lajmin se Roy Hodgson e kërkon Adnan Januzajn në kombëtaren e Anglisë, tani të gjithë duhet të kenë më shumë besim dhe shpresë sepse Januzaj ka refuzuar Belgjikën.

Të paktën kjo kombëtare për momentin është jashtë gare për lojtarin me origjinë shqiptare me lajmin që e konfirmon vetëm timonieri i belgëve, Mark Wilmots, transmeton Albeu.

“Manchester United i ka komunikuar Federatës belge se Januzaj nuk do të bashkohet me ne sepse ende nuk ka vendosur se me kë do të luaj. E respektoj vendimin e tij por i dhamë një sinjal të qartë që të luaj me ne dhe tani i takon vetë futbollistit të bëjë zgjedhjen. Unë dua ta përfshij në skuadër dhe ta integroj me grupin pa e sforcuar, e respektoj zgjedhjen e tij. Do të flas me vetë lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, ka thënë tekniku i kombëtares belge.

Me këto fjalë tashmë është e sigurt që Adnan Januzaj po mendon për Shqipërinë, për kombëtaren kuqezi por ndërkohë nuk duhet harruar Anglia që është në pritje të zhvillimeve…

Lajme të ngjashme

Back to top button