GM kufizon prodhimin e Corvette Stingray

Befasisht këto ditë janë rritur kërkesat për prodhimin e modelit të Chevrolette Corvette Stingray. Por zyrtarët e lartë të General Motors nuk e kanë në plan të rrisin numrin e prodhimit të kësaj veture, gjë që sigurisht se do të nervozojë shumë klientë të besueshëm të kësaj marke. 

Ky lajm vjen nga kryeinxhinieri i Corvette, Tadge Juechter, i cili thotë se më shumë se 160 njësi të kësaj veture do të prodhohen gjatë ditës dhe se në asnjë mënyrë nuk do të rritet numri.

“Kemi pasur shumë kërkesa për rritje të prodhimit, por ne e kemi studiuar tregun dhe kemi konstatuar që nuk ia vlen të investohet në këtë drejtim edhe pse fitojmë mjaft nga shitja e tyre”, ka deklaruar Juetcher.

Si rezultat i kësaj, klientët e padurueshëm do të duhet të paguajnë më shumë sesa çmimi bazë, nëse veç dëshirojnë të kenë një veturë të tillë në garazhin e tyre. Kjo veturë pritet të dalë në treg në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi fillestar do të jetë 52 mijë dollarë, për kabriolet 57 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button