Durrës, polici i burgjeve plagoset me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një polic burgjesh është plagosur me armë zjarri pranë banesës së tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa polici ishte duke u kthyer në shtëpi.

Identiteti i policit e nuk është bërë i ditur. Ai ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë, aktualisht gjendet në reanimacion.

Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është thirrur nga një person e më pas është qëlluar me armë zjarri.

Autori i plagosjes është ende i paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button