Strugani Kasami, shqiptari i gjashtë i Zvicrës

Pajtim Kasami, është lojtari i gjashtë i cili i bashkohet grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë të cilët luajnë në kombëtaren zvicerane.

Pas Behramit, Xhemailit, Shaqirit, Xhakës dhe Mehmedit, trajneri Hitzfeld ka thirrur në kombëtare edhe 21 vjeçarin Kasami, strugani i cili luan me skuadrën e Fullhamit në Angli.

Sipas Hitzfeldit, me Lichtsteiner-in nuk mund të llogaritet së paku në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri më 11 tetor. Megjithëkëtë ai i është bashkuar sot skuadrës në përgatitjet në Feussisberg.

Lajme të ngjashme

Back to top button