Operohet me sukses Bunjamin Asani

Futbollisti i KF Shkupi, Bujamin Asani pasi që kishte marrë lëndim në ndeshjen kundër Novacit, sot në orët e pasditës i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sipas vet futbollistit gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë.

“Falënderoj Zotin që gjithçka ka përfunduar në mënyrë më të mirë, ky lëndim normal që përveç se më ka prek mua, ka prek edhe klubin dhe të gjithë shokët e kolegët e mi. Shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë, pasi që klubi ka nevojë për mua dhe dëshiroj që të jap edhe atomin e fundit nga forca ime që Shkupi të vazhdojë me paraqitje të suksesshme”, është shprehur enkas për “Portalb” futbollisti Asani.

Sipas stafit mjekësor që po kujdeset për Asanin, mësojmë se ai ka shanse që të kthehet shumë shpejt në fushë, ndërsa më së shumti asi për 2-3 javë do të fillojë vrapimin, ndërsa në javën e katërt mudë të pritet edhe kthimi i tij në fushë. Numër i madh i futbollistëve e kanë vizituar atë në spital. Asani kishte të lënduar klavikulën anësore që lidhet me kraharorin. Pos Bujamin Asanit, shkaku i lëndimit mungojnë edhe Minas Osmani dhe Mumin Sallai, të gjithë këta futbollistë të cilët KF Shkupi i solli si përforcime të mëdha. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button