EURO 2020, u mbyllën ndeshjet e dyta të Grupit A, Italia siguroi kualifikimin pas ndeshjes me Zvicrën
Ekipi italian pas ndeshjes së dytë në EURO 2020, siguroi kualifikimin në fazën e radhës pas fitores kundër Zvicrës me rezultat 3-0, transmeton Portalb.mk.
Locatelli arriti të shënojë dy gola (26’ dhe 52’) kundër zvicëranëve, duke shkaktuar vështirësi për Zvicrën në sfidën për kualifikim në fazën e ardhshme. Golin e tretë në minutën e 89-të e shënoi Immobile për rezultatin përfundimtar 3-0.
Deri më tani Italia ka siguruar 6 pikë, Uellsi 4 pikë, Zvicra një pikë, ndërsa Turqia asnjë pikë. Dy ndeshjet e fundit në grupe do të jenë:
Itali – Uellsi
Zvicra – Turqi