EURO 2020, përfundoi ndeshja ndërmjet Uellsit dhe Zvicrës
Ndeshja e dytë e kampionatit EURO 2020 u zhvillua ndërmjet Uellsit dhe Zvicrës, ku rezultati përfundimtar doli barazim 1-1, transmeton Portalb.mk.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e ekuilibruar, ashtu si ishte edhe rezultati, 0-0.
Në minutën e 50-të, pas një krosimi të Shaqirit nga këndi, shënoi me kokë Embolo, 0-1
Në mënyrë të njëjtë, me kokë shënoi Moore ne minutën e 74, për të barazuar rezultatin, 1-1.
Minutat e fundit të ndeshjes sollën gëzim të përkohshëm për zvicëranët, pasi Gavranoviç shënoi gol, i cili u anulua nga referat.