Moti sot me diell, të mërkurën shi

Sot në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira dhe kohë pas kohe me diell. Do të fryje erë e lehtë jugore, ndërsa ka fundi i ditës në pjesët perëndimore do të bjerë shi.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë nga 2 deri 11 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Temperatura do të arrijë nga 6 deri 20 gradë.
Meteorologët parashikojnë që të mërkurën të ketë të reshura të shiut, ndërsa të enjten dhe të premten përsëri diell. 
Për vikend parashikohet mot me diell.

Lajme të ngjashme

Back to top button