Përleshje e tmerrshme në një ndeshje futbolli (VIDEO)

Një përleshje e tmerrshme huliganësh ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Velke Karlovice dhe Fastav Zlin, që u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Çekisë ku përballen skuadrat e kategorive më të ulëta.

Tifozët e të dyja grupeve gjatë zhvillimit të ndeshjes u përfshinë në një përleshje të frikshme, gjatë së cilës u këmbyen shumë grushta dhe goditje me gjësende të ndryshme. Megjithatë gjatë përleshjeve mes dy grupeve rivale nuk u kursyen as femrat. Incidenti ndodhi në minutën e 75 të ndeshjes, kur fansat mysafir morën flamurin e vendasve, njofton Blic.

Njëra nga shikueset e pakta që kishin ardhur për të ndjekur këtë përballje mori një goditje të fortë dhe mbeti pa ndjenja. Për qetësimin e situatës në këtë ndeshje futbolli, policisë lokale ndihma u erdh edhe nga ajri dhe nga ekipet mjekësore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button