Mogerini për emigrantët: Nuk jemi Evropë nëse ua mbyllim dyert

Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politik të sigurisë të BE-së, Federika Mogerini, ka vlerësuar se Evropa, po ballafaqohet me krizën më të madhe të refugjatëve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por tha se dyert e Evropës nuk duhet të jenë të mbyllura, sepse siç tha ajo, nëse do të ndodhte kjo atëherë “më nuk do të jemi Evropë”.

“Asnjë vend”, theksoi Mogerini, “nuk kishte mundësi të përballet me këto sfida dhe çdo shtet duhet ta plotësoj pjesën e saj, në përpjekjet e përbashkëta për ta tejkaluar këtë situatë”.

“Kemi nevojë për përgjigje nga BE-ja, e cila kërkon bashkëpunim në nivel të lartë të vendeve anëtare të Unionit me partnerët e saj. Ne jemi të gatshëm të rrisim edhe ndihmën tonë financiare dhe partnerëve tanë të ju ndihmojmë në ndërtimin e  kapaciteteve të mëtutjeshme, rritjen e kontrollit kufitarë dhe luftën kundër zinxhirit të tregtisë me njerëz. Poashtu është me rëndësi që partnerët tanë të kryejnë detyrimet e tyre për tejkalimin e krizës”, ka thënë Mogerini në një shkrim të publikuar në mediat austriake, transmeton Shenja.

Sipas saj, Evropa ka përgjegjësi ndaj këtyre njerëzve dhe nuk duhet shtetet të fajësohen njëra me tjetrën.

“Dyert e Evropës nuk mund të jenë të mbyllura për emigrantët. Nëse kjo ndodhë atëherë ne nuk jemi Evropë”, ka thënë Mogerini, duke shtuar se, tejkalimi i kësaj krize do të jetë një test i rëndësishëm për vendet e BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe për perspektivën e tyre Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button