Shteti Islamik bëhet me monedhë të veten

Me anë të video-xhirimit me titull “Forcimi i Kalifatit dhe kthimi i dinarit të artë”, Shteti Islamik ka njoftuar se është duke e farkëtuar monedhën e vet. Folësi në këtë video qartësoi se kjo organizatë është duke farkëtuar monedha nga ari, argjendi dhe bakri. Monedha e arit do të quhet dinar, ndërsa ajo e argjendit dirham.

Në këtë video-xhirim u theksua se monedhat do të farkëtohen nga metalet fisnike, ngase ari është matësi i vetëm i pasurisë.

Me valutën e re, islamistët synojnë të forcojnë kalifatin e tyre të vetëshpallur dhe të dëmtojnë ekonominë amerikane.
Në xhirim folësi flet për tregtinë me letra me vlerë dhe se ato ndërlidhen me çmimin e naftës, ndërsa tërë sistemin e cilëson si thembër të Akilit të ekonomisë amerikane, duke shtuar se valuta e re do të shkatërrojë dollarin mashtrues.
Ai më tutje flet për zgjerimin e Kalifatit në rajonet me fusha të naftës në Irak dhe Siri, por edhe më gjerë, me qëllim që bota të pastrohet nga korrupsioni dhe që burimet natyrore t’u kthehen muslimanëve.

“Me lejen e Zotit, nafta do të shitet për ari”, thotë folësi. Megjithatë, ekspertët theksojnë se është vështirë të besohet se kjo monedhë do të pranohet jashtë kufijve të territoreve të kontrolluara nga Shteti Islamik, njofton 21Media.

Lajme të ngjashme

Back to top button