RDK Strugë: Kisha te plazhi i femrave pjesë e pazarit të Selës me VMRO-në

RDK dega Strugë e informon opinionin më të gjerë se RDK në Strugë në lidhje me votimin e Abdulla Qazimoskit kishte qëndrim parimor kur votoi për kandidaturën e tij në votimin e parë dhe kur abstenoi nga votimi gjatë nominimit të dytë për kryetar të këshillit komunal.

Herën e parë, dy këshilltarët e RDK përkrahën Abdulla Qazimoskin për arsyen se blloku maqedonas i koalicionit “Bashkë për Strugën” kandiduan këshilltaren Juliana Zunoska për kryesuese të Këshillit të Komunës së Strugës kundrejt kandidatit të propozuar nga Zijadin Sela i cili në zgjedhjet e fundit lokale u votua nga 21.000 shqiptarë në komunën e Strugës pa dallime partiak.

“Dy këshilltarët e RDK Strugë nuk e mbështetën Abdulla Qazimoskin, sepse RDK-Strugë gjykoi dhe kjo gjë u vërtetua edhe gjatë  votimit të tij, se Zijadin Sela për të siguruar shumicën bëri pazarin politik të radhës me 5 këshilltarët e VMRO-DPMNE ,1 të LSDM ,1 të VMRO popullores dhe një të PAE të Fijat Canoskit. Me këtë veprim politik definitivisht u vulos koalicioni i Zijadin Selës , PDSH dhe VMRO-DPMNE dhe pjesë të shkëputura të partive tjera joshqiptare në Strugë”, thuhet në komunikatën e RDK-së, dega Strugë

“Në një situatë të tillë kur në mbështetje të Abdulla Qazimoskit dalin ata të cilët “të gjithë së bashku për Strugën” gjatë zgjedhjeve lokale në Struge me veprimet e tyre politike krijuan një atmosferë tepër të tensionuar me pasoja shumë negative për mirëkuptimin ndëretnik, ishte e palogjikshme dhe politikisht e paqëndrueshme që këshilltarët e RDK në Strugë të mbështesin këtë kandidaturë” thuhet në komunikatën e RDK-së, dega Strugë
.
RDK-ja, nëpërmjet kësaj komunikate demantojnë se “dy këshilltarët e RDK në Strugë Arban Lita dhe Ardian Demiri asnjëherë nuk kanë thënë qe nuk e mbështesin Abdulla Qazimoskin sepse ai nuk e flet gjuhen shqipe në nivelin e duhur intelektual siç shpifën Abdulla Qazimoski, por motivet e mos përkrahjes janë politike. Si rezultat i pazareve politike dhe votimit të Abdulla Qazimoski nga partitë maqedonase, Zijadin Sela pa asnjë hezitim shkeli mbi vullnetin politik të 21.000 votuesve shqiptarë që e mbështetën atë gjatë zgjedhjeve lokale të 2013 në Strugë”.

RDK dega në Strugë nuk ka informata për pazarin politik që kryetari aktual i Strugës e ka bërë me koalicionin e tij të ri në Strugë, por ka një dyshim të bazuar dhe mbështetur në informacione të sakta dhe për këtë publikisht e pyet  Zijadin Selën : “A është pjesë e pazarit tuaj politik me VMRO-DPMNE edhe ndërtimi i kishës afër plazhit të “femrave”?

Lajme të ngjashme

Back to top button