Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shkup organizon “Expo karrierë”

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shkup organizon “Expo karrierë”, (Panair pune) më 9 tetor në sallat e “Malla Stanica” në Shkup me fillim nga ora 10:00-18:00.
A jeni të rinj, të papunë dhe duan të punësoheni? – “Bashkohuni” është një thirrje për të gjithë të rinjtë në vendin tone të marrin pjesë këtë të mërkurën në konferencën e parë të organizuar nga Këshilli i të Rinjve nga Ambasada Amerikane në Shkup. 

Në këtë “Expo Karierë” do të marrën pjesë, personalitete të shquara nga misionet diplomatike, përfaqësues të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Në këtë ngjarja do të marrën pjesë rreth 50 kompani të suksesshme, institucione dhe organizata tjera që janë të interesuar të punësojnë të rinj ambicioz nga Maqedonia.  

“Jemi shumë te lumtur që për herë të parë organizojmë ” Expo Karier 2013 ” që në të ardhmen do të bëhet një traditë. Këta lloj projekte dhe iniciativa janë të nevojshme për të rinjtë në vendin tonë por dhe për kompanitë që veprojnë këtu sepse përfitimi është reciprok. Presim që shumë të rinjtë të marrën pjesë në këtë ngjarje e cila është e ndarë në disa pjesë si: Panel me folës motivues nga bota e diplomacisë, biznesit dhe organizatave të OJQ-ve dhe panairi i punës” – shprehet Enisa Bajrami themeluese e  Këshillit të Rinisë së Ambasadës Amerikane.

Siç njoftojnë nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve, ngjarja do të përfshijë fjalime motivuese nga diplomatë, politikanë , përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile në Maqedoni . Ajo do të ndahet në tri pjesë , hapja zyrtare, fjalimet motivuese nga tri panele të ndryshme dhe më pas do të zhvillohet panairi i punës në të cilën firmat e biznesit , organizatat qytetare , organizatat rinore, shkollat private të larta dhe universitete, do të kenë mundësi për të paraqitur programet e tyre vullnetar dhe rekrutimin, trajnime për seminare për të rinjtë dhe programe të ndryshme edukative për zhvillim profesional , dhe intervista pune me të rinjtë.. 

“Expo Kariera 2013” organizohet nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-së, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button