Gjebrea i brengosur për të rinjtë shqiptarë

Sjelljet e një pjese të rinisë shqiptare dhe shprehitë që ata kanë marrë kohës së fundit, duket se e kanë mërzitur shumë kantautorin nga Shqipëria Ardit Gjebrea, i cili përmes rrjetit social ‘facebook’ ka shprehur shqetësimin e tij.

“Pas shpinës time dëgjoj zëra gati-gati fëmijësh. Kthej kokën dhe shoh 4 djem rreth 14 – 15 vjeç ulur mbi një mur të lartë, ku pas murit dallohej oborri i një shkolle. Ata çunakë të vegjël po pinin cigare… Mendova prindërit e tyre. Miqtë që kisha lënë takim më ftojnë për kafe dhe zbresim disa shkallë për të shkuar në një bar, në katin -1 të një pallati. Në pjesën para kafes, 3 vajza në një tavolinë po pinin kafe apo kapuçino nuk u përqendrova, por kalimthi dëgjoj të thonë: “Do shkojmë në orën e dytë? Apo varja!” Edhe ato po pinin cigare. Ishin shumë të vogla! Më shumë se ora e mësimit që kishin lënë dhe nikotina që thithnin, u preokupova për çka vjen nesër në shoqërinë tonë…”, kishte shkruar Gjebrea.

Lajme të ngjashme

Back to top button