Rihanna realizon parfumin e ri

Këngëtarja Rihanna ka promovuar parfumin e saj më të ri “Rihanna Eau De Parfum”.

E njohur për stilin e saj eksperimentues, Rihanna është shfaqur me një dukje krejtësisht të re në kampanjën e saj të parfumit më të fundit RiRi.

Këngëtarja, 27 vjeçare, duket shumë delikate në një fustan të fryrë rozë, doreza dhe perla, në fotografinë promovuese të parfumit RiRi nga Rihanna Eau De Parfum.

Ikona e muzikës dhe e modës e ka përshkruar aromën e parfumit si “shumë femërore dhe flirtuese”. Parfumi përmban aromë frutash dhe rum (alkooli më i njohur në Barbados), lëng cassis, mandarinë italiane, lulemustak japonez dhe dru sandali indonezian. Parfumi pritet të dalë në shitje në shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button