Emigrantja nga Siria e ka lindur një djalë në Shkup

Emigrantja  S.B (1996) nga Siria, dje në Spitalin e Qytetit e ka lindur një djalë, njofton MPB. Sirianja bashkë me bashkëshortin më parë e kanë paraqitur kërkesën për azil në Republikën e Maqedonisë dhe janë vendosur në Qendrën e Strehimit në Vizbeg, prej ku ajo është transportuar për në spital.

Në 24 orët e fundit, ashtu siç thuhet në lajmërimin e MPB-së, janë dhënë vërtetime për 1168 shtetas të huaj, prej të cilëve 844 janë të gjinisë mashkullore, 134 të asaj femërore, 157 janë fëmijë që i shoqëron bartësi i vërtetimit si dhe 33 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për kërkesë të pranimit për azil.

Sipas nënshtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më së shumti janë nga ata me nënshtetësi siriane (1042), afgane (64), irakiane (18), palestineze(15), ndërkaq ka edhe nga vendet tjera, por numri është më i vogël.

“Në periudhë prej 19.06.2015 deri më 26.08.2015 të orës 08:00, vërtetime u janë dhënë gjithsej 46.706 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 32.307 janë nga gjinia mashkullore, 6.393 nga ajo femërore, 7.259 janë fëmijë që i shoqëron bartësi i vërtetimit, por edhe 747 fëmijë që udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për kërkesë të pranimit për azil, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Sipas nënshtetësive të personave të cilëve u është dhënë vërtetim, ashtu siç është cekur, më së shumti u janë dhënë atyre të Sirisë (38.050), Afganistanit (2.198), Irakut (2.139), Pakistanit (1.398), Palestinës, (576), somalezëve (564), bangladeshianëve (327), kongasve (305), nigerianëve (305), Kamerunt (152), Eritresë (142), Etiopiasë (109), ndërkaq ka edhe nga vendet tjera, por janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button