Vazhdojnë sulmet në ndërtesat për azilantët në Gjermani

Sulmohet me përzierje molotov ndërtesa e cila ishte përgatitur për akomodimin e përkohshëm të azilantëve në Leipzig të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë theksohet se në ngjarjen e ndodhur në mesnatë një person i maskuar ka hedhur një lëndë përzierje molotov në ndërtesë ku si pasojë një dhomë e ndërtesës ka marrë flakë.

Policia ka theksuar se ekipet e zjarrfikësese kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë situatën nën kontroll dhe gjithashtu kanë njoftuar se në ndërtesë ka vetëm dëme materiale për arsyen se në të nuk banonte njeri.

Theksohet se në ndërtesën e sapo përfundur ishte planifikuar të vendoseshin 56 azilantë.

Sulmet ndaj tre ndërtesave të përgatitura për azilantët në javët e fundit kanë shkaktuar shqetësime në Gjermani. Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel në ditët e fundit kanë vizituar vendet strehimore për azilantët për të mbështetur refugjatët dhe për ti shprehur opinionit publik se azilantët nuk janë rëndesë për Gjermaninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button