Austria iu bashkua Hungarisë dhe Serbisë për t’i dhënë fund ‘azilit selektiv’

Kancelari austriak Karl Nehammer dëshiron të ndalojë azilkërkuesit që të zgjedhin vendet në të cilat aplikojnë për azil dhe po krijon një aleancë me Serbinë dhe Hungarinë për këtë qëllim, transmeton Euractiv.

Një memorandum mirëkuptimi për largimin e emigrantëve të paligjshëm nga kufijtë e jashtëm të BE-së u nënshkrua nga krerët e Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë të mërkurën.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në Beograd të mërkurën teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe kancelarin austriak Karl Nehammer, raporton Vreme.

Sistemi i azilit të BE-së ka dështuar, tha Nehammer për shtypin. “Azili selektiv” do të duhej të përfundonte dhe “turizmi i azilit” do të duhej të ndalohej, shtoi Nehammer.

Austria nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Serbinë dhe Hungarinë, i cili synon të forcojë bashkëpunimin midis tre vendeve. Qëllimi: luftimi i migracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit të organizuar duke ndarë qartë azilin nga migracioni.

Numri i azilkërkuesve austriak është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar. Partia konservatore austriake ÖVP po kërkon të pozicionohet si një “skifter” për migracionin dhe refugjatët përpara zgjedhjeve të 2024-ës, një qasje që e pa atë të fitojë për herë të fundit në vitin 2017.

Njerëzit që vijnë për arsye ekonomike duhet të trajtohen ndryshe nga ata që kërkojnë mbrojtje, theksoi Nehammer.

Nehammer iu referua paktit si “një partneritet kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, megjithëse, sipas Vreme, në realitet, ai thjesht ka të bëjë me ndalimin e njerëzve që kërkojnë të fillojnë një jetë të re brenda BE-së.

Vuçiq pas nënshkrimit tha se aksioni, i cili parashikon vendosjen e një pranie më të fortë policore përgjatë kufirit jugor të Serbisë me Maqedoninë e Veriut, do të fillojë “para fundit të vitit”.

Të tre vendet shpresojnë të dërgojnë një sinjal të fortë në Bruksel, theksoi Vuçiq. As Serbia dhe as Hungaria nuk janë shumë popullore në BE këto ditë, duke pasur parasysh politikën e tyre miqësore ndaj Rusisë.

Orban, nga ana tjetër, këmbënguli se migrimi “duhet të parandalohet, jo të menaxhohet”, duke shtuar se “ne ndajmë fatin tonë me Serbinë” dhe se puna së bashku ishte vendimtare në këtë “çështje të mbijetesës”.

Orban tha se 250,000 kalime të paligjshme kufitare janë ndaluar këtë vit në Hungari, “agresiviteti po rritet, ata jo vetëm që janë të armatosur, por edhe po i përdorin ato”, raporton Telex.

Hungaria ishte në një situatë veçanërisht të ndërlikuar pasi pranon emigrantë të parregullt nga Serbia dhe refugjatë nga Ukraina, dhe mënyra e vetme për ta ndaluar këtë “është të themi se nuk ka kalim mbi kufijtë tanë”, shtoi Orban.

Hungaria ka vazhduar të këmbëngulë se është nën presion të shtuar për shkak të refugjatëve që ikin nga lufta nga kufiri me Ukrainën, por kritikët theksojnë se pakkush në fakt zgjedh të qëndrojë në Hungari, e cila ka vazhduar të ndjekë lidhjet ekonomike me Moskën edhe pas pushtimit të Rusisë.

Hungaria ka regjistruar numrin më të vogël të refugjatëve nga Ukraina për mbrojtje të përkohshme jashtë vendeve të vijës së parë, pas Rumanisë 85.456 me vetëm 31.989 regjistrime. Ky numër është gjithashtu shumë më i ulët se shumë vende të tjera evropiane, duke përfshirë shtetet baltike dhe nordike, si dhe vendet në Evropën Perëndimore, tregojnë të dhënat e fundit të agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR.

Nisma u prqesh gjerësisht në Austri, pasi Hungaria kishte marrë vetëm 40 kërkesa për azil deri më sot, ndërsa Austria kishte marrë rreth 100.000.

Ky është takimi i dytë i liderëve në po aq muaj, me samitin e parë trepalësh hungarez-austro-serb të mbajtur në Budapest më 3 tetor, raportoi Telex.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button