Mediat greke në sulm ndaj Ramës: i ka hedhur benzinë zjarrit!

Lidhur me incidentin në kishën e Dhërmiut dhe reagimet e Athinës zyrtare mbi këtë çështje, mediat greke i kanë cilësuar provokative deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Provokon Edi Rama. Është qesharake që shqiptarët pagëzojnë kishën, një garazh”, e nis shkrimin e saj e perditshmja greke “Ethnos”. Duke i’u referuar gazetës, Rama ka bërë deklarata te forta pas shkatërrimit nga ana e autoriteteve vendore të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi të Himarës, ndërsa nuk ngurroi ta quante kishën si “garazh”.

Për të përditshmen e djathtë, Demokratia, Edi Rama “i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij”. Elefteros Typos shkruan se kryeministri shqiptar ka vazhduar te provokojë, duke komentuar reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Në valën e reagimeve është përfshirë edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re. Shefi i çështjeve të jashtme të kësaj partie, Jorgos Kumucakos, është shprehur mjaft ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, për të cilin thotë se ka tejkaluar vetveten sa i përket arrogancës dhe sensit të masës.

“Pas nënteksteve nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratave që vinin në diskutim të drejtat sovrane të Greqisë në zonat detare, tani zoti Rama cilëson si garazh kishën e Shën Thanasit në Dhërmi”, nënvizon politikani konservator dhe shton:“Këto deklarata të kryeministrit shqiptar krijojnë një tension. Ato sabotojne perspektivat europiane të vendit të tij”.

Lajme të ngjashme

Back to top button