Delegacioni serb:Është arritur marrëveshja për telekomunikim

Agjencia Beta nga Brukseli raporton se anëtari i delegacionit të Serbisë, Dragan Vasileviq, ka thënë se në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, është arritur marrëveshja për telekomunikim, ndërsa priten që në bisedimet tejet të vështira, megjithatë “në pako” të arrihen edhe marrëveshjet për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe, për energjetikën dhe “Parkun e paqes”.

Deri në këto momente delegacioni i Kosovës nuk e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Për këtë marrëveshje të telekomunikimeve, zoti Vasileviq, tha se delegacioni i Beogradit është “shumë i kënaqur sepse Serbia do ta ketë kompaninë e saj” në Kosovë.

Rundi i sotëm i bisedimeve të delegacioneve të Kosovës, që kryesohet nga kryeministri Isa Mustafa, dhe ai i Serbës, nën udhëheqjen e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, sikur edhe më parë, ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Lajme të ngjashme

Back to top button