Ahmeti në qytetin e dritave në Paris

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka përfunduar turneun e tij diplomatik në Paris. Ai në takimin me qeveritarët francez ka kërkuar kyçje aktive të Parisit zyrtarë në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit, me qëllim që ti jepet fund problemit që mban peng integrimet euroatlantike të vendit. 

Ahmeti në Paris është pritur nga funksionarë të lartë të Francës si ato nga, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e mbrojtjes si dhe me përfaqësuesit e Francës në institucionet e Bashkimit Europian.
Ahmeti gjatë vizitës së tij në Paris ësht fotografuar edhe pranë simbolit të Francës, kullës së Ajfelit.

Nesër lideri i BDI-së, i cili është i shoqëruar nga partneri i tij politik, ministrin për eurointegrime Fatmir Besimi, do të kenë takime me subjektet politike në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button