Ordanovski: Arrestimi i Cervenkovskit do të ndodhe!

Gazetari dhe analist politik, Sasho Ordanovski, ka përsëritur deklaratën  e tij se pushteti po përgatitet të arrestojë ish-presidentin dhe ish-lider të LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Ordanovski i ka thënë TV 24 Lajme, se është i bindur në planin që po gatitet nga pushteti dhe kryeministri Gruevski, si një kapital politik me të cilin do të shkonte ky i fundit drejt zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.  

Analisti thotë se arrestimi do të bëhet në vazhdën e aksionit “Spiuni”, për njerëzit e arrestuar në kuadër të të cilit, u tha nga MPB se kishin informuar me të dhëna konfidenciale, veç të tjerëve, edhe një politikan të lartë nga vendi. 

Ordanovski mendon se ky politikan i përfolur, është pikërisht ish-lideri i opozitës maqedonase.

“Arrestimi do të vinte në siklet LSDM-në, e cila do të duhej të zgjidhte në mes solidarizimit dhe mbështetjes për ish-liderin, dhe heqjes dorës nga ai”, thekson analisti. 

Pretendimin e tillë të analistit, nuk e ka komentuar kabineti i Cërvenkovskit dhe as MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button