Manchester United trondit merkaton me ofertën për Neymar

Manchester United ofron 190 milionë Euro për sulmuesin e Barcelonës, Neymar. Lajmi publikohet nga Globo Esporte”, që shkon më tej duke theksuar se drejtuesit e klubit anglez ndodhen në Spanjë për të diskutuar me katalansit për marrëveshjen.

Nëse Barcelona do të pranonte ofertën për brazilianin, atëherë sulmuesi do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit botëror duke thyer rekordin e 100 mln eurove të Bale.

Nëse Neymar do të transferohej në Angli do të bëhej pika e referimit te Manchester United, gjë që i mungon në Spanjë, pasi si në fushë, por edhe jashtë saj është figura e Mesit që dominon.

Lëvizja e Manchester United vjen pas dështimit për të marrë Pedron, por edhe refuzimin e ofertave nga Reali për Bale.

Lajme të ngjashme

Back to top button