Juventusi afër transferimit të mesfushorti Lemina

Skuadra italiane Juventus është shumë pranë transferimit të mesfushorit ët Marseille, Mario Lemina, i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit në Ligue 1.

Canal Plus shkruan se marrëveshja është shumë pranë finalizimit, me Juventusin që ofron 12 milionë euro.

Edhe lojtari e ka pranuar se do të donte të shkonte në Juventis, por insistoi se Marseille i ka dhënë shumë atij dhe do të largohej vetëm me dëshirën e skuadrës.

“Sinqerisht, do të doja të shkoja në Juventus, por Marseille më ka dhënë kaq shumë. Nëse trajneri ka nevojë për mua, unë do të qëndroj. Por, për momentin janë vetëm fjalë, nuk ka asgjë konkrete”, tha Lemina për Canal Plus.

Lajme të ngjashme

Back to top button