Besimi-Bushati: Diskutohet programi për bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane realizoi takime pune me Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë Daniell Mitov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati.

Në takime u diskutua zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale përmes potencialit për thellim të mëtutjeshëm që ka të bëjë me temat rreth procesit të integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë dhe me mbështetjes së drejtë për drejtë nga këto dy vendet fqinje.

Në takime u konstatua se marrëdhëniet bilaterale janë në nivel të lartë, por në këtë periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë kur kërkohen rrugëdalje për gjendjen aktuale politike, me përkrahje nga strukturat dhe instrumentet e BE-së, Maqedonia pret përkrahjen konkrete dhe të pakushtëzuar për integrimin tonë euro – atlantik.

Përveç bashkëpunimit bilateral u theksua rëndësia e vazhdimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, i ndihmuar edhe nga procesi i Berlinit në drejtim të lidhshmërisë më të madhe si dhe nevojën për përmbushjen e shpejtë të standardeve të BE-së dhe anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, gjë që do të sjell një te ardhme më të mirë, paqe, stabilitet, zhvillim më të mirë ekonomik dhe progres.

U shqyrtuan edhe mundësitë për përdorimin e fondeve nga korniza e investimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor 2015 (WBIF  2015) për projektet e mëdha të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor.

Njëkohësisht, u diskutuan edhe prioritetet afatgjate dhe afatmesme në kuadër të Ballkanit Perëndimor (WB 6), ku Korridori 10 dhe Korridori 8 janë theksuar si prioritet dhe të njëjtat do të prezantohen në Komisionin Evropian në Samitin e ardhshëm në Vjenë, i cili duhet të realizohet këtë javë. Në këtë drejtim, Maqedonia është në pritje të finalizimit të vendimeve të veçanta, në kuadër të takimeve të Samitit të Vjenës dhe realizim sa më të shpejtë të tyre me ndihmën e fondeve të BE-së dhe instrumenteve financiare ndërkombëtare.

Duke u fokusuar në statusin e reformave kyçe në këtë proces, Zëvendëskryeministri theksoi se integrimi evropian ka qenë dhe do të mbetet një prioritet kyç strategjik i Republikës së Maqedonisë. Arritja e marrëveshjes për të tejkalimin e krizës politike është dëshmi për vetëdijen dhe përkushtimin e udhëheqësve politikë në vend rreth perspektivës euroatlantike.

Marrëveshjet e nënshkruara nga liderët kryesorë politikë japin udhëzime në fushat në të cilat ne duhet të fokusohemi dhe afatin kohor në të cilën duhet të ndërmerren aktivitete konkrete. Këtu përfshihet lista e prioriteteve për reforma urgjente dhe  raporti i grupeve të ekspertëve të lartë për gjendjen e ndjekjes së komunikimeve. Dokumentet janë udhërrëfyes për punën e institucioneve të Maqedonisë të cilët edhe krahas sfidave serioze politike me të cilat janë ballafaquar në periudhën e kaluar, bëjnë përpjekje maksimale për të qëndruar të fokusuar në procesin reformues dhe në këto rrethana të sigurojnë përmbushjen e agjendës së reformave.

Në takim u diskutua edhe instrumenti IPA, mundësitë për shfrytëzimin e tyre më efikas, IPA programet për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe Shqipërinë si dhe instrumentet TAIEX dhe tuining me Bullgarinë.

Në takim  me ministrin Mitov u diskutua programi i ri për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë, i cili u miratua më 5 gusht, nga ana e KE-së për të cilin pritet të shpallen thirrjet. Programi është me vlerë prej 19 milionë eurosh (fonde të BE-së dhe ko-financimi nacional), të parapara për të dy vendet në kuadër të sektorit të mjedisit jetësor, turizmit dhe konkurrencës. Në kuadër të IPA 2007-2013 në  realizim janë 79 projekte nga programi i njëjtë.

Takimin me ministrin Bushati u diskutua programi për bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë, të miratuar vitin e kaluar, në lartësi prej 11.9 milion eurosh (fonde të BE-së dhe ko-financimin nacional) e paraparë për të dy anët në kuadër të  sektorit të turizmit, konkurrencës, dhe ambientit jetësor.

Në kuadër të IPA 2007-2013 në realizim janë rreth 50 projekte të të njëjtin program.

Lajme të ngjashme

Back to top button