Revizioni ka rezerva në lidhje me vërtetësinë e raporteve financiare të Ministrisë së Financave.

Enti Shtetëror i Revizionit ka kontrolluar punën e Ministrisë së Financave, duke gjetur disa parregullsi, si aktivitetet për zbatimin e regjistrimit të mjeteve dhe detyrimeve nuk janë kryer plotësisht, transmeton Portalb.mk.

“Jokonsekuent gjatë zbatimit të një pjese të prokurimeve publike”, vlerësoi Revizioni, duke theksuar që edhe toka dhe disa objekte të ministrisë që kanë të drejtë shfrytëzimi të përhershëm, nuk janë evidentuar në kontabilitet, ndërsa disa janë regjistruar pa vlerë.

Një nga parregullsitë e konstatuar është edhe mungesa e rregullimit ligjor rreth shumës së pagesës së këshilltarëve të veçantë dhe Pajtueshmëria e Ligjit për organizmin dhe punën e organeve të administratës shtetërore me ligjet më të veçanta për themelimin e tyre.

“Me revizionin e kryer për vitin 2021, shprehëm mendim me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare”, raportoi Revizioni, duke shtuar që regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve dhe pajtueshmëria e gjendjes faktike me gjendjen e kontabilitetit është kryer nëpër lokacione, pa u kryer pajtueshmëria e përbashkët në nivel të tërë të ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button