Balotelli rikthehet në Seria A

Rikthimi i Mario Balotellit në Milan është çështje orësh. Ai do të rikthehet në Millanello pas më shumë se 1 viti, dhe nëse kalon me sukses vizitat mjekësore do të firmosë kontratën me Rossonerët

Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Rossonerëve tashmë është arritur dhe rikthimi i Supermarios në San Siro pritet të ndodh shumë shpejt, raporton Sky Italia.

Mario Balotelli kalon nga Liverpooli te Milani në formën e huazimit për një sezon pa asnjë cent. Në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe opsioni që Milan mund ta blejnë përfundimisht kartonin e 25-vjecarit në fund të sezonit për një shumë të papërcaktuar ende.

Milani ndërkohë ka rënë dakort me klubin anglez që ti paguajë vetëm 3 milionë, euro nga 6 milionë që Balotelli përfiton në total gjatë një viti nga kontrata që ka me Liverpoolin, me të Kuqtë që do ti paguajnë pjesën tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button