Kallaba i sjell tri pikë Shkupit

Janë luajtur ndeshjet e xhiros së nëntë të Ligës së Dytë të Maqedonisë, e ku mundë të themi se kanë dominuar skuadrat vendase, pasi që në asnjë ndeshje nuk kishte fitore të mysafirëve.
Ndeshje derbi është luajtur në Kërçovë dhe Shkup, ku ekipet e Zajazit, gjegjësisht Shkupi kanë arkëtuar nga 3 pikë shumë me vlerë kundër dy skuadrave nga kreu i tabelës.

Zajazi dhe Vrapçishti kanë luajtur një ndeshje shumë dramatike dhe dy skuadrat kanë treguar një lojë shumë interesante. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit me golin e Florian Kadriu, në minutën e 19-të, por mysafirët treguan se edhe ata dëshirojnë së paku pikë në fushë të huaj, kur në minutën e 28-të, kishte barazuar Igor Savevski. Pjesa e parë përfundoi me barazim, por Zajazi më shumë e deshi fitoren dhe në minutën e 52-të Zejdan Alili ish-futbollisti i Vrapçishtitit, arriti që të shënojë golin e fitores, që i dha dhe mundësinë klubit të tij që të largohet nga fundi i tabelës, duke u afruar nga mesi.

Më në fund kthehet buzëqeshja edhe te futbollistët e Shkupi, të cilët shënojnë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Nexhat Shabani. Edhe pse edhe në këtë ndeshje u vërejt mungesa e disa futbollistëve (Bujamin Asani, Mumin Sallai dhe Minas Osmani, të lënduar), megjithatë fundi ishte i ëmbël, duke u gëzuar për pikët e fituara. Gjithçka mbeti baras në 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më e gjallë dhe shkupjanët vendosën që të fitojnë këtë ndeshje. Nga një krosim, më i gjati se të gjithë ishte Leonard Kallaba, i cili gëzoi të pranishmit dhe ekipit i dha një fitore shumë me vlerë.

Skuadra e Dritës nga Bogovina, në shtëpi të saj ka luajtur vetëm baras, 3:3 me Tiverin. Por mund të themi se ky është rezultat shumë i mirë, pasi në pjesën e parë Drita ishte në disavantazh 0:2. Për bogovinasit golat i shënuan Amir Aliji nga pika e bardhë, Valmir Jonuzi dhe Blashko Nikollovski.
Skuadra e Rrufesë nga Miletina ndeshjen e luan nesër kur do të jetë mysafire e Teteksit.

Rezultatet e xhiros së 9-të. Shkupi – Maxhari Sol. 1:0, Zajazi – Vrapçishti 2:1, Drita – Tiverija 3:3, Pobeda – Sileksi 1:1, Boreci – Novaci 4:1, Skopje – 11 Oktomvri 2:1 dhe Lokomotiva – Miravci 0:0.
Tabela: 1), Sileksi 19 pikë, 2), Teteksi 16, 3), Miravci 16, 4), Vrap 16, 4), Vrapçishti 16, 5), Skopje 16, 6), Maxhari 16, 7), Pobeda 13, 8), Tiverija 13, 9) Boreci 12, 10), Shkupi 12, 11), Drita 11, 12), Zajazi 10, 13), Novaci 9, 14), Rufeja 8, 15), 11 Oktomvri 4, 16), Lokomotiva 4 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button