Shpërthen Januzaj, i shënon dy gola ndaj Sunderlandit (Video)

Vrapoi, pasoi madje edhe shënoi dy herë, thjesht ishte fantastik. Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar, Adnan Januzajn, i cili me anë të dy supergolave i solli fitoren skuadrës së tij, Manchester Unitedit, pas disa rezultateve negative, që ekipi i trajnerit David Moyes, i morri gjatë javëve të fundit në Premier Leaguen angleze.

United ka arrit të triumfon si mysafirë ndaj Sunderland me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Leagues.

Në fakt, pjesa e parë përfundoi në dobi të ekipit vendas me anë të golit të Gradner në minutën e pestë të ndeshjes.

Por, kur ke në skuadër një super talent si mesfushori shqiptar, Januzaj, atëherë edhe fitorja nuk vihet në dilemë.

Januzaj me anë të supergolave të shënuar në pjesën e dytë, i siguroi tre pikë kampionit aktual anglez.

Fillimisht. fantastiku shqiptar Januzaj shënoi në minutën e 55-të të ballafaqimit ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, realizoi golin e dytë, përkatësisht supergolin e fitores të ‘Djajve të Kuq’ me rezultat prej 2:1.

Pas kësaj fitoreje, United ngjitet në pozitën e nëntë me dhjetë pikë, ndërkaq Sunderland mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë të fituar në ligën elitare angleze.

Lajme të ngjashme

Back to top button