Digjet një shtëpi në Gostivar, një familje 11-anëtarëshe mbetet pa kulm mbi kokë

Pullazi dhe një kat nga një shtëpi u dogj në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në lagjen “Grudajci” të Gostivarit. Zjarri ka shkatërruar orendinë dhe shumicën e sendeve personale të familjes, ndërsa një person ka marrë lëndime të lehta.

Sipas informatave nga njësiti zjarrfikës Gostivar, zjarri është denoncuar mbrëmë rreth orës 21, me ç’rast është reaguar me tre automjete. Edhe krahas intervenimit, zjarri shpejtë është përhapur dhe ka “gëlltitur” pullazin dhe katin e shtëpisë.

Driton Abduli, djali i pronarit të shtëpisë, thotë se zjarri ka filluar pas zhurmës së fuqishme në tavan, me ç’rast të gjithë anëtarët e kanë braktisur shtëpinë. Familja dërgoi apel deri te institucionet kompetente që t’u ndihmojnë, për shkak se siç thanë, nuk munden vet ta kalojnë fatkeqësinë e cila i ka gjetur. Në familjen 11-anëtarëshe ka edhe tre fëmijë minorent.

Për momentin, ekipe të SPB Tetovë kreu ekspertizë dhe po i heton arsyet të cilat kanë sjellur deri te zjarri. Dëmi material end e nuk është konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button