Stavrevski- punësimet do të transmetohen në TV

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavrevski, pret që tërheqja e nesërme publike për punësim të 1.600 personave që marrin ndihmë sociale, do të bëhet në mënyrë transparente dhe se do të punësohen vetëm ata që vërtetë e meritojnë.

“Duke pasur parasysh faktin se shpërndarja do të transmetohet në TV dhe zgjedhja do të jetë publike, jam i sigurt që do të zbatohet në mënyrë më transparente dhe se ata që do të fitojnë punën, do të jenë persona që vërtet e meritojnë”, ka deklaruar Stavrevski.
Sipas Stavrevskit, ky projekt ka qëllim humanitar që të punësohen ata që kanë nevojë dhe ata të cilët më pak kanë shanse për punësim. 

Me këtë projekt do të punësohen 1.600 persona-raste sociale, të ndarë në katër kategori, prindër të vetëm, persona që më shumë se 10 vite janë pa punë,  persona me një numër më të madh fëmijësh dhe persona që në familje nuk kanë asnjë të punësuar. Rangimi do të bëhet nesër në transmetim të drejtpërsëdrejti në RTVM.

Lajme të ngjashme

Back to top button