MPJ­ serbe: Të mos shkohet në vendkalimin kufitar Gjevgjeli-Idomeni

­ Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë sot u rekomandoi shtetasve serb të mos e shfrytëzojnë vendkalimin kufitar hekurudhor Gjevgjeli­-Ignomeni, ku momentalisht gjenden disa mijë refugjatë nga Lindja e Afërt.

MPJ­ja serbe njëherit i paralajmëroi edhe ata të cilët udhëtojnë në Maqedoni të jenë më të kujdesshëm dhe të mos pranojnë udhëtarë në autostop në automjetet e tyre sepse, sipas Kodit penal të Maqedonisë, kjo konsiderohet si kontrabandim migrantësh, për çfarë është parapa dënim me burg prej disa vitesh.

Përkujtohet se Qeveria e Maqedonisë për shkak fluksit të ri të migrantëve nga Lindja e Afërt dje shpalli gjendje krize në linjën kufitare jugore dhe veriore. Ky vendin nuk ndikon në ndryshimin e regjimit të komunikacionit akset rrugore kryesore në Maqedonisë dhe në vendkalimet kufitare, përveç se është vërejtur prezencë e përforcuar e ushtrisë dhe policisë.

Nuk është evidentuar as numër i rritur i drejtimit të shtetasve serb deri se përfaqësitë diplomatikekonsullore për këshilla apo ndihmë. Për të gjitha informacionet eventuale për ndihmë eventuale, MPJ­ja e Serbisë orienton në Ambasadën serbe në Shkup dhe konsullatën e përgjithshme në Selanik.

Lajme të ngjashme

Back to top button