Mbyllen dy bastore në Tetovë

SPB-ja Tetovë në koordinim me drejtorin për të ardhura publike gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në bastoret sportive në Tetovë dhe dy në Saraqinë.

Pas këtij kontrolli të kryer është vërtetuar se dy nga tre bastoret kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin, ndërsa bastoria e tretë ka qenë e mbyllur.

Parregullsitë e konstatuara janë dënuar me gjoba nga 1 mijë euro dhe mbyllje prej 30 ditësh. Nga dy bastoret janë marrë edhe nëntë telivizor të ndryshëm, katër kompjuter, gjashtë printer, si dhe 13 mijë denarë.

Aksioni i mbrëmshëm është në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme të SPB-së për parandalim dhe respektim të ligjit.

Gjatë muajit maj dhe qershor në rajonin e Pollogut, në aksionet e deritanishme në mes SPB-së dhe DAP-it, në 20 bastore sportive edhe atë 15 në Tetovë dhe katër në Gostivar, janë konfiskuar 50 telivizor, 40 kompjuter si dhe printera dhe aparaturë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button