Shilegov: LSDM nuk heq dorë nga sistemi i një njësie zgjedhore

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov për A1on theksoi se Gruevski po e përkrah sistemin me më shumë njësi zgjedhore pasi që nuk ka kapacitet demokratik në vend për të kuptuar se ka njerëz që mendojnë ndryshe prej partive të mëdha politike.

“Qëndrimi i jonë edhe më tutje është për një njësi zgjedhore. Sistemi i këtillë mund të sjell valorizim të secilës votë individuale të qytetarëve. Propozimi i Nikolla Gruevskit për kthimin e sistemit të gjashtë njësive zgjedhore, e kemi lëshuar në vitin 1998, ku po vërtetohet karakteri i tij diktatorial. Nëse pranohet propozimi i tillë, ai do të shkoje në interesin e partive të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, megjithatë nuk do të jap fotografi reale për nevojat demokratike në Maqedoni si shtet dhe si shoqëri”, deklaroi Shilegov.

Back to top button