Pengohet trafikimi i stolisë së arit dhe të argjendtë

­ Nëpunësit doganor kanë penguar një tentim të 400 gramë stoli ari dhe të argjendtë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Siç kumtoi Drjtoria Doganore rreth orës 14:30 për hyrje në Republikën e Maqedonisë me automjet motorik me targa greke, në vendkalimin kufitar Bogorodicë është paraqitur një shtetas grek.

I pyetur nëse ka diçka për të paraqitur për kontroll doganor, personi ishte përgjigjur negativisht, por për shkak të dyshimit në deklaratën e tij, është dërguar në kontroll të detajuar. Me këtë rast, në ulësen e pasme në një çantë femre janë gjetur disa kuti me stoli me 212 gramë stoli ari të vjetër (26 copë, monedha britanike, unaza,vathë etj) dhe 191 gramë stoli të argjendtë (33 copë, unaza, vathë etj) dhe me peshë prej 212 gramë.

Vlera e stolisë u vlerësua në mbi 260 mijë denarë, ndërsa vlera e shmangies së të dhënave ishte 91 mijë denarë. Stolia dhe automjeti janë mbajtur përkohësisht dhe me këtë rast personit do t’i shqiptohet parashtresë e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button