10 teka të meshkujve të cilat më së shumti i bëjnë nervoze femrat

Ndonjëherë disa shprehi dhe teka të vogla të cilat vazhdimisht i përsërisin nuk mund të kalojnë pa u vërejtur. I kemi pyetur pjesëtaret e gjinisë së bukur dhe kemi konstatuar 10 top shprehi të meshkujve të cilat tmerrësisht na shkaktojnë nervozizëm.

• Edhe pse i duam, ndonjëherë na bëjnë nervoze.

• Nuk e kuptoj përse kurrë nuk lëshon ujin e WC-së?

• Edhe pse të dytë e përdorim, kurrë nuk e ka vërejtur që letra e tualetit është shpenzuar dhe duhet vënë tjetrën.

• Ndonjëherë aq shumë gërhit saqë patjetër më duhet “ta rrah”, në mënyrë që ta ndërrojë pozitën e gjumit.

• Kur kthehet në shtëpi, kurrë nuk i ndërron rrobat por vetëm shtrihet në kanape me të njëjtat rroba.

• Aq shumë i do lodrat e veta sa që nuk më lejon as të ha ndonjë gurabije pranë kompjuterit.

• Gjithmonë i hedh rrobat e papastra në dysheme e jo në shportë.

• Kur pas ngrënies i lë pjatat në kuzhinë, e jo në enëlarëse e cila është shumë afër.

• Njëqind herë më duhet t’i them që ta ndërrojë së paku një poç elektrik.

• Urrej qimet e shkurtra nëpër lavabo kur rruhet dhe pastën e dhëmbëve në pasqyrë.

• Kur unë sëmurem, marr ndonjë ilaç shtrihem në shtrat deri sa të bëj më mirë, ndërkaq kur ai sëmuret sillet sikur të ishte në shtratin e vdekjes. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button