Liderët e Luginës së Preshevës te Daçiqi

Pas dështimit të parë të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq për të takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës është paraparë një takim tjetër më 10 tetor të enjten e javës së ardhshme në Beograd.

Burimet portalit presheva jonë thonë se takimi me liderët e luginës ka për qëllim që kreu i qeverisë serbe të ia mbush mendjen për të pranuar regjistrimin e popullsisë të refuzuar nga lidershipi shqiptar i luginës para dy vitesh.

Një takim të këtij karakteri mes qeveritarëve serbë në Beograd ishte mbajtur mes Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës (më 2 korrik) që dukej të ishte një takim paraprirës pasues me kryeministrin serb Dacic, takim ky test, për të mbajtur pulsin e liderëve se sa janë këmbëngulës në kërkesat e tyre legjitime.

Ja edhe delegacionit shqiptare nga Presheva: Riza Halimi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Galip Beqiti, Jonuz Musliu, Skender Destani, Shaip Kamberi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button