Shkarkohet shefi i Armatës së Maqedonisë

Është shkarkuar shefi i Armatës së Maqedonisë, Goranço Koteski bëjnë të njohur mediat maqedonase.

Ndërkohë kanë filluar tashmë aludimet për zëvendësuesin e tij, por për momentin nuk zbulohen emrat e tyre. Shtabi i ARM-së, gati një vit të plot nuk kishte shef legjitim, pasi i kishte kaluar afati i tij në atë pozitë, kurse përgjegjësit kishin heshtur për këtë çështje.

Koteski ishte në funksion që nga 18 gushti i vitit 2011, kurse atëherë kishte zëvendësuar gjeneralin Miroslav Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button