Si të krijoni iluzionin e një beli të hollë (FOTO)

Disa ide për ato femra që kanë problem me dukjen e belit të tyre.

Bluzat me bel të theksuar

Kjo bluzë thekson belin dhe mbulon barkun e fryrë që të dukeni edhe më në formë.

***

Fustanet me panele anësore

Këta fustane ju bëjnë të dukeni më e dobët dhe theksojnë format e bukura të femrës.

Pallto me rrip në bel

Ekziston një arsye përse këto pallto klasike i kanë rezistuar kohës dhe ende janë në modë. Ato theksojnë belin duke rregulluar format e trupit në mënyrë të magjishme.

***

Fustanet e mbledhura në bel

Fustanet e mbledhura në bel qoftë anash apo në mes theksojnë belin duke e bërë atë të duket i dobët dhe pjesën e kofshëve më të gjerë.

***

Fundet e ngushta

Ky model i fundeve të ngushtë nga beli deri nën gjunjë është shumë në modë dhe rregullon mahnitshëm linjat tuaja trupore.

***

Pantallonat nga beli

Pantallonat që fillojnë nga beli jo vetëm që e bëjnë atë të duket më i dobët por bëjnë dhe këmbët të duken më të gjata

Lajme të ngjashme

Back to top button