Valeri-Tunës: Më vjen të qesh nga gënjeshtrat e budallalliqet tua

Pas deklaratës së këngëtares Altuna Sejdiu se ka marrë kërcënime nga spektakli “Dancing With the Stars”, ka qenë ish konkurenti i saj në këtë garë, Valer Kolnikaj, që i është kundërpërgjigjur këngëtares.

Sipas Tunës, kërcënimet që ka marrë ajo nga ky spektakël ku u shpall fituese, ishin për të mos folur rreth temës së apartamentit që i takon asaj, e që nuk e ka marrë akoma.

Por, konkurenti tjetër i kësaj gare, Valeri, ka dalë në mbrojte të produksionit duke përgënjeshtruar këngëtaren.

“Tuna për ‘Dancing With The Stars’ më kujton atë shprehjen ‘Siç e more ashtu e gëzove’. Më vjen të qesh nga gënjeshtrat e budalliqet. Çka ka heqë produksioni dhe të gjithë konkurrentët nga tekat e nazet e saj për tre muaj duke e duruar”, ka thënë Valeri duke zbuluar se eleminimi i tij nga kjo garë ishte kërkesë e Tunës, pasi Valeri kishte përmendur “zogun”.

Ai për Telegrafin ka shtuar se produksioni ka qenë shumë korrekt me konkurentët dhe se Tuna po abuzon me të vërtetën.

“E vërteta është se Tuna po abuzon me këto deklarata në një kohë që të gjithë konkurentët dhe stafi i dimë të vërtetat. Produksioni kanë qenë shumë të mirë me ne, producentja ishte afër secilit për çdo kërkesë dhe çdo detaj, por vip-at shqiptar janë njerëzit më tekanjoz dhe me naze ndryshe nga si i njeh publiku nga TV-ja”.

Valeri gjithashtu tha se ai dhe konkurentët e tjerë të atij edicioni dinë edhe shumë gjëra të tjera që nuk janë zbuluar akoma dhe se qëllimi i Tunës është të bëjë zhurmë që të kujtohet si fituese.

Kujtojmë se edhe producentja e këtij spektakli, Holta Dulaku, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, duke e quajtur mashtruese këngëtaren. /Telegrafi/

valer kolnikaj

Lajme të ngjashme

Back to top button