DW: Maqedonia kapitullon para valës së madhe të emigrantëve

Shumë të ikur duan të arrijnë në Hungari përpara se ta ndërtojë kufirin.  Numri i emigrantëve në rrugët e Ballkanit po shtohet. Qeveria e pandihmë, shkruan Deutche Welle.

A po shihen strategjitë e Evropës?

“Numri i të ikurve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, të cilët duan të arrijnë në Evropë nëpërmjet Ballkanit, është rritur me shpejtësi. Çdo ditë arrijnë nga 2000 emigrantë në kufirin greko-maqedonas, dy herë më shumë se sa përpara një jave, lajmërojnë organizatat humanitare. Ata vlerësojnë se vala e madhe e emigrantëve vjen si pasojë e planeve të Hungarisë që deri në fund të gushtit të ndërtojë një mur me tela”, thuhet në qëndrimin e agjencisë gjermane për lajme DPA në lidhje me të ikurit në Maqedoni dhe Serbi, më tej shtohet:

“Në qytetin e Maqedonisë Gjevgjeli, afër kufirit me Greqinë po luhen skena dramatike, tregojnë dëshmitarët okularë. Qindra njerëz madje një pjesë e tyre edhe me dhunë janë munduar të sigurojnë vend për në tren, për të shkuar në Serbi.

‘Panik dhe tmerr në rrugën e vuajtjeve’, shkruan gazeta serbe Nashe Novosti. Mediumet e Maqedonisë dhe politika maqedonase e kanë injoruar kaosin e të ikurve. Ata kanë dhënë ndihma shumë të vogla, përkundër organizatave humanitare private që janë angazhuar më tepër se ata.

Dhe pa atë numri i vogël i policëve janë dorëzuar para çdo përpjekje që ta kontrollojnë valën e njerëzve apo t’i organizojnë në kolona, thonë dëshmitarët okularë.

Në linjën hekurudhore prej Greqisë nëpërmjet Maqedonisë deri në Serbi vazhdimisht nisen 3 linja me nga 450 ulëse. Përveç kësaj ka edhe një linjë ndërkombëtare prej Greqisë në drejtim  të Serbisë. Politikanët lokal ankohen se qeveritë e tyre po i lënë në baltë.

Kryetari i qytetit të Serbisë Kanjiza, Mihal Bimbo ka reaguar: “Këta të ikur nuk posedojnë as njohuri elementare për inteligjencë dhe kulturë”, deklaron në faqen zyrtare të komunës, e cila për të ikurit është stacioni i fundit përpara Hungarisë.

Edhe në Gjevgjeli, qytet me 10 mijë banorë po rritet shprehja ksenofobe, thonë punëtorët humanitarë. Që në javët e ardhshme, Evropa të krijojë një strategji të re për emigrantët, duke ndërtuar një kamp për mijëra të ikur, thonë shumica e gazetave në Serbi. BE-ja në javën e kaluar e ka mohuar se ekziston një plan i tillë për të ndërtuar kampe të tilla për rreth 400 mijë emigrantë.

Ministri për punë sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin këto kampe i ka quajtur “Kampe të përqendrimit” dhe s’i ka pranuar”, shkruan në drejtimin për agjencinë e lajmeve DAP.

Lajme të ngjashme

Back to top button