Policia heton vrasjen e mbesës të Morgan Freeman, u therr duke bërë ekzorcizëm

Policia ka hapur një hetim për vrasjen e mbesës të aktorit të famshëm amerikan Morgan Freeman, 33-vjeçares E’Dena Hines, trupi i pajetë i së cilës u gjet të dielën në Manhattan të New York-ut. Trupi i vajzës ishte goditur me thikë dhe ishte plot plagë të hapura, raportojnë zyrtarët e policisë. Pas dërgimit në spital, Hines u shpall e vdekur në spitalin Harlem të New Yorkut.

Pas kësaj ngjarjeje, para banesës së saj në West Street 162, është arrestuar një burrë 30-vjeçar për të cilin policia thotë se ishte në lidhje me Hines. Ai sipas raporteve të mediave botërore, ka kryer largimin e djallit apo ceremoni të “ekzorcizmit” mbi të duke e shpuar dhjetëra herë me thikë.
Mbi të pas dhënies së dëshmisë do të kryhet psiko-analizë.

Me rastin e ngjarjes tragjike reagoi edhe Freeman, duke theksuar se “bota nuk do të jetë e vetëdijshme për talentin që kishte Hines”. Vajza e vrarë, si gjyshi i saj, gjithashtu merrej me aktrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button