Armata e Maqedonisë në kushte katastrofale

Armata e Maqedonisë është lënë në mjerim disa vite me radhë, thonë nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionist, transmeton Alsat. Të punësuarit në ushtri tashmë prej disa viteve nuk i gëzojnë as kushtet elementare për të qenë të gatshëm të kryejnë obligimet për të cilat edhe janë angazhuar.

Sipas tyre tashmë nëpër objektet e ARM-së shpesh herë nuk ka as ujë e as energji elektrike, kurse probleme kanë edhe me mungesën e ushqimit. Nga kjo sindikatë akuzuan organet kompetente se po tallen me fatin e ushtarëve.

“Po përballemi me zvogëlimin e buxhetit për ARM-në si një nga problemet kryesore dhe vlerësojmë se kompetentët nuk po bëjnë asgjë për të mbajtur nivelin e duhur të buxhetit. Kjo gjë reflektohet në pagat mujore ne në vend të një page më të lartë kur e kërkuam para disa muajve, fituam më tepër sallatë në meny! Nuk mundet që në objektet e ushtrisë mos të ketë ujë dhe energji elektrike, kur atje dihet se sistematikisht ka të punësuar, ata nuk munden të mbajnë as higjien personale por as të objekteve. Me vete kam një letër që me datë 5 nëntor të vitit 2014 ia kemi dërguar ministrit Jolevski, ku kërkuam që të bisedojmë për të gjitha çështjet lidhur me ushtrinë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje,” deklaroi Vele Krbaleski i Sindikatës së Pavarur të ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button