Kumanova digjet në zjarre

­ Zjarrfikësit e Kumanovës gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar pesë herë, njoftuan sot nga Njësiti Territorial Zjarrëfikës në Kumanovë. Edhe sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit zjarrfikësit kanë intervenuar dy herë, njofton MIA. Në periudhën prej orës 00:50 deri në orën 01:20 zjarrfikësit kanë shuar barin e thatë në lokalitetin “Vreshtat e vjetra”, ndërsa një orë më vonë është djegur edhe bari në rrugën “Cirili dhe Metodi” në Kumanovë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në orën 02:35 pas mesnate. Gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar bar të thatë të përfshirë nga zjarri afër autostradën Kumanovë­Tabanocë në afërsi të vendkalimit kufitar, ndërsa paraprakisht dy automjete zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës kanë intervenuar në Lopatë të Kumanovës ku është djegur bari i thatë dhe kashtë.

Në afërsi të Matejçes në vendin Vuksan është djegur bari i thatë por edhe një pjesë e vogël e pyjeve në lartësi mbidetare prej 1.370 metra në terren të paqasshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button