Rihanna dhe Hamilton takim në fshehtësi

Janë përforlur se kanë një histori dashurie që kur u panë duke flirtuar me njëri – tjetrin në festivalin Crop Over të mbajtur javën e shkuar në Barbados.

Por të premten në mbrëmje, Rihanna dhe Lewis Hamilton i shtuan edhe më shumë dyshimet, pasi u fotografuan duke u futur njëri pas tjetrit, në të njëjtin klub në New York, transmeton TV Klan.

Sipas “DailyMail”, RiRi dhe Lewis u përpoqën të kalonin pa u vënë re nga paparacët, por pa sukses.

27 – vjeçarja mbante një kapele bejsbolli në përpjekje për të mbuluar fytyrën. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe piloti 30 – vjeçar Hamilton, i cili i kishte shtuar edhe një palë syze të errëta look –ut të tij.

Ky takim vjen në një kohë kur dyshja është parë në disa raste në të njëjtin ambient, megjithatë deri më tani nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar se mes tyre ka më shumë se shoqëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button