Benzinat lirohen për 3,5 denarë, dizeli për 2 denarë

­ Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 3,5 denarë për një litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 2 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në pajtim me vendimin, çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të kushtojë 67 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 69,00 denarë për një litër.

Çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 51 denarë për një litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 39,50 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë i mazuti M­1 HS ulet për 2.404 denarë për një kilogram, në krahasim me çmimin paraprakisht të konfirmuar dhe tani do të kushtojë 23,287 denarë për një kilogram.

Ulja ka të bëjë me çmimin më të lirë të naftës në bursat botërore në periudhën e fundit 14 ditore dhe në kursin më të ulët të denarit në lidhje me denarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button