Plaçkitet një banesë në Kapishtec

­ Gjithsej 100.000 denarë, 700 euro, 200 dollarë australianë dhe 100 dollarë kanadezë, si dhe stoli ari janë vjedhur nga një banesë në lagjen Kapishtec të Shkupit.

Siç njoftoi policia, plaçkitjen e ka kryer një kryerës deri më tani i panjohur në periudhën midis 26 korrikut dhe 9 gushtit të këtij viti, duke përvetësuar dobi pronësore kundërligjore prej 470.000 denarë.

Banesa e cila ndodhet në rrugën “Naroden Front” është pronë e A.I.(41). Po ndërmerren masa për zbulim të kryerësit dhe pastrim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button